• Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Na shkruani
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
barrikada
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Kryesore Analiza

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e zeza që shkarkohen në det dhe mungesa e investimeve dëmtojnë zhvillimin e turizmit bregdetar në Shqipëri, ndërsa plazhet shqiptare nuk kanë asnjë “Flamur Blu”, një certifikim ndërkombëtar cilësie që e gëzojnë vendet elitare në turizmin bregdetar.

nga Armand Kullau
27 Mars, 2023
në Analiza, Lajmet Kryesore
0
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar
0
SHPËRNDARJE
82
LEXIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në

Nga Armand Kullau

Aroma e dikurshme e pishave është zëvendësuar me erën e keqe të ujërave të zeza në pikën e shkarkimit pranë Konvaleshencës në Durrës, e cila ndodhet mes “Shkëmbit të Kavajës” dhe “Plepave”.  Grumbuj mbeturinash notojnë gjithashtu përmes ujit të ndotur, duke dëmtuar mjedisin dhe bizneset përgjatë vijës bregdetare në këtë zonë.

I ndërtuar për grumbullimin e ujërave të shiut në zonën Shkozet-Arapaj, kanali shërben tashmë për shkarkime ilegale ujërash të ndotura. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, ai është një nga burimet e ndotjes në bregdetin e Durrësit.

“Stacionet e monitorimit ku kanë rezultuar vlera të larta të ndotjes mikrobike gjatë 2022, në Durrës është stacioni Plepat pas kanalit dhe Shkëmbi i Kavajës,” tha AKM.

Cilësia e ujit është kriteri më i rëndësishëm për sigurimin e certifikatës ndërkombëtare të njohur si “Flamuri Blu” – që konfirmon nëse një plazh, port ose marinë plotëson standardet më të larta të cilësisë. Por ndonëse është prezantuar që në vitin 2008, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk zotëron asnjë “flamur blu” për plazhet e saj.

Eni Metaj, sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, partnere e Blue Flag Albania (FEE) prej vitit 2020, i tha BIRN se ka një mori pengesash për aplikimin e programit në Shqipëri.

Mes tyre është mungesa e standardit për monitorimin e cilësisë së ujit përgjatë gjithë vitit kalendarik.

“Kontrollet në Shqipëri kryhen një herë në vit dhe kjo është e pamjaftueshme, pasi për të marrë certifikatën duhej një minimum prej 20 testimesh në kohë të ndryshme,” shtoi ajo.

“Flamuri Blu” është një certifikatë ndërkombëtare që konfirmon se një plazh, port ose marinë plotëson standardet më të larta të cilësisë. Ideja për krijimin e këtij modeli certifikimi nisi në vitin 1987 pasi Komisioni Europian pranoi një propozim nga Fondacioni për Edukimin Mjedisor në Europë (FEEE), i nisur nga një iniciativë fëmijësh në Francë.

Në Shqipëri, Flamuri Blu u prezantua në 2008 nga Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara për ta përfshirë në projektin për turizmin bregdetar – megjithatë asnjë qeveri nuk ka arritur ta implementojë programin në plazhet shqiptare.

Metaj i tha BIRN se kriteret e panegociueshme për të marrë certifikatën janë cilësia e ujërave detare dhe infrastruktura për të pritur njerëzit me nevoja të ndryshme, ndërsa shtoi se deri më tani ka munguar edhe interesi nga bizneset.

“Mungesa e informacionit për në Shqipëri është pengesë kryesore për certifikimin e plazheve, pasi bizneset nuk e kanë të qartë se çfarë është Flamuri Blu dhe u druhen kostove financiare,”, tha Metaj.

“Pak biznese plazhi dhe pak zona janë interesuar për të plotësuar kriteret dhe shumica tërhiqen pasi përballen me kushtet për testime të vijueshme të cilësisë së ujit,” shtoi ajo.

Neglizhencë dhe mungesë investimesh

Raportet e fundit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit zbulojnë se plazhet shqiptare kanë patur vazhdimisht probleme me pastërtinë e ujërave detare. Shkaku kryesor ngelen ujërat e zeza që derdhen në kanale dhe lumenj si dhe mungesa e impianteve përpunuese.

Disa nga bashkitë kryesore me bregdet si Durrësi, Saranda dhe Vlora kanë impiante për përpunimin e ujërave të ndotura, megjithatë sërish disa nga plazhet shfaqin përbërje të lartë mikrobike.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM thotë se prej vitit 2020 ka njoftuar autoritetet lokale për ndotje në 6 pika të ndryshme të bregdetit; dy në Durrës, dy në Vlorë dhe dy në Sarandë. Vlera të larta të ndotjes kanë rezultuar në stacionin e Plepave dhe Shkëmbin e Kavajës në Durrës, në stacionet “Shkolla e Marinës” dhe “Plazhi i Ri” në Vlorë si dhe pranë hotel “Grand” dhe “Kanalit të Çukës” në Sarandë.

AKM shtoi gjithashtu se u ka rekomanduar bashkive marrjen e masave të menjëhershme për këto hot-spote. Megjithatë, disa nga bashkitë thanë se nuk e kishin marrë rekomandimin, ndërsa të tjera u ankuan se nuk kishin impiante të përpunimit të ujërave të zeza.

Bashkia e Sarandës i tha BIRN se nuk kishte marrë rekomandim nga AKM për vitin 2022, edhe pse hotspotet nuk kanë ndryshuar prej vitesh.

Në qytetin bregdetar të Durrësit, Shoqëria Rajonale e Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se ka në plan projekte të paktën për disa prej pjesëve të bregdetit që ajo kontrollon.

Bashkia Kavajë është e pajisur me impiant përpunimi, por ka patur probleme me kolaudimin dhe funksionimin e impiantit. Për momentin edhe Kavaja është pa impiant përpunimi duke sjellë shkarkimin e ujërave të ndotura në bregdet të papërpunuara.

Bashkia e Vlorës nuk iu përgjigj një kërkese për të drejtë informimi, ndërsa Bashkia Fier, një ndër më të mëdhatë në vend dhe me shtrirje në bregdet, i tha BIRN se nuk ka impiante për përpunimin e ujërave të ndotura. Përveç Fierit që nuk ka impiante për përpunimin e ujërave të ndotura është bashkia Divjakë dhe Kurbin.

Bashkia Himarë tha se ka impiant, por një pjesë e fshatrave i derdhin ujërat e zeza nëpër kanalet që shkarkohen në det, pa kaluar në përpunim.

Ligji për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore e ndalon shkarkimin e ujërave të ndotura urbane e industriale të patrajtuara në det, por ligji nuk po gjen zbatim nga institucionet dhe subjektet.

Zyrat rajonale të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, thonë në përgjigje zyrtare se ata nuk kanë identifikuar shkelës, duke referuar verifikimet e stacioneve të plazhit. IKMT-ja pranoi se ka shkarkime ujërash të zeza në bregdetin e bashkisë Fier dhe Divjakë, por këto subjekte nuk gjobiten sepse e ushtrojnë aktivitetin si stacione plazhi sezonale.

Eksperti i  mjedisit, Lavdosh Ferruni thotë se kjo ndotje është shpërfillur nga pushteti lokal dhe qëndror dhe fajëson edhe investimet e pamenduara mirë apo gjysmake.

“Shkaqet kryesore që Shqipëria akoma nuk ka arritur të ndalojë shkarkimin e ujërave të ndotura në det vijnë prej shpërfilljes që i bëhet kësaj ndotje prej bashkive, si dhe prej investimeve gjysmake dhe të mungesës së kontrollit të zbatimeve të këtyre investimeve”,  thotë Feruni për BIRN.

Sipas ekspertit të mjedisit, përgjegjësi ka dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, e cila duhet t’i bëjë presion qeverisë që ta konsiderojë prioritet infrastrukturën për pastërtinë e plazheve shqiptare./ Birn

Etiketa: Armand KullaubashkitebregdetiEni Metajflamuri bluimpianttet e perpunimitLavdosh Ferruniujerat e zeza
Armand Kullau

Armand Kullau

Armand Kullau ka punuar si gazetar në median e shkruar dhe online prej vitit 2021. Ka kryer studimet Bachelor për Marrëdhëniet me Publikun tek Universiteti Europian i Tiranës. Aktualisht punon tek "Fax Media News".

Postimi i radhës
Tenderat e Shëndetësisë sakrifikojnë pacientin, eksperti: Po humbasin para nga buxheti i shtetit

Tenderat e Shëndetësisë sakrifikojnë pacientin, eksperti: Po humbasin para nga buxheti i shtetit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrimet më të lexuara

  • Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Mungon ilaçi Bortezomib për pacientët me tumor, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUNT shfaqin probleme me tenderat

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni ne facebook

Barrikada.net

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Harta e website

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera

Na ndiqni

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In