• Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • Login
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Na shkruani
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
barrikada
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Kryesore Lajmet Kryesore

Tregu i letrave me vlerë në shkurt, rënia më e madhe e interesit për obligacionin 5-vjeçar

Në tregun e brendshëm interesat e letrave me vlerë njohën kulmin në muajin dhjetor 2022, teksa në fillim të vitit 2023 interesat e instrumenteve të borxhit po vijnë në rënie të qëndrueshme.

nga Armand Kullau
24 Mars, 2023
në Lajmet Kryesore
0
Tregu i letrave me vlerë në shkurt, rënia më e madhe e interesit për obligacionin 5-vjeçar
0
SHPËRNDARJE
122
LEXIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në

Normat e interesit në tregun e letrave me vlerë të qeverisë (bonot e thesarit dhe obligacionet) u përfshinë në zhvillime të vrullshme vitin e fundit për shkak të trendit në rritje Yield-it nga vendimet e bankave qendrore në të gjithë botën për të rritur normat bazë të interesit si një mjet për të luftuar inflacionin së rritur pas luftës në Ukrainë.

Në tregun e brendshëm interesat e letrave me vlerë njohën kulmin në muajin dhjetor 2022, teksa në fillim të vitit 2023 interesat e instrumenteve të borxhit po vijnë në rënie të qëndrueshme.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në shkurt 2023, krahasuar me janarin 2023, pati rënie të Yield-ve përgjatë të gjitha maturiteteve, veçanërisht për instrumentin 5-vjeçar. Me një 21 shkurt obligacioni referencë 5-vjeçar u kuotua me 5.03% interes, ndërkohë ishte në datat 1-3 shkurt ishte në nivelin 6.00%.

Për obligacionet referencë 3-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit u shënua në datën 21 shkurt në nivelin 4.44%, ndërkohë, vlera më e lartë ishte në datën 1 shkurt në 5.35%.

Për obligacionet referencë 4-vjeçare, në muajin shkurt 2023, vlera më e ulët e fiksit ishte në datën 21 shkurt në nivelin 4.84% dhe vlera më e lartë në datën 1 shkurt në nivelin 5.65%.

Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurruese varioi nga 2.76% për maturimin 3-mujor në 4.86% për maturimin 12-mujor, ndërsa për obligacionet varioi nga 4.98% për maturimin 3-vjeçar në 6.80% për maturimin 15-vjeçar.

Raporti i mbulimit varioi nga 0.80 për obligacionin 3-vjeçar në 3.53 % për obligacionin 7-vjeçar, me dy ankande të pambuluar. Gjithashtu, në muajin shkurt u rihap një obligacion 2-vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 4.600 miliardë lekë.

Në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin shkurt 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi dhjetë ankande, duke ofruar 48 miliardë lekë në total, prej të cilave 30.5 miliardë lekë bono thesari dhe 17.5 miliardë lekë obligacione.

Totali i tregtimit në tregun sekondar në janar-shkurt 2023 arriti vlerën 766.4 milionë lekë, i përbërë nga 11 transaksione. Transaksionet janë kryer kryesisht ndërmjet zhvilluesve të tregut apo ndërmjet zhvilluesve të tregut dhe bankave.

Tregtimi i obligacioneve referencë për shkurt 2023, raportuar nga pesë Zhvilluesit e Tregut, arriti vlerën 408.70 milionë lekë.

Në mars 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë planifikon të emetojë 40.0 miliardë lekë. Në datën 7 mars u rihap obligacioni 2-vjeçar me vlerë 4 miliardë lekë, si dhe më 15 mars u rihap obligacioni 7-vjeçar me vlerë 1,5 miliardë lekë.

Gjithashtu, 16 mars u rihap obligacioni referencë 3-vjeçar me vlerë 2 miliardë lekë, si dhe në datën 20 mars obligacionin referencë 5-vjeçar me vlerë 3 miliardë lekë./ Monitor

Etiketa: obligacioneTregu i letrave
Armand Kullau

Armand Kullau

Armand Kullau ka punuar si gazetar në median e shkruar dhe online prej vitit 2021. Ka kryer studimet Bachelor për Marrëdhëniet me Publikun tek Universiteti Europian i Tiranës. Aktualisht punon tek "Fax Media News".

Postimi i radhës
Bankave të Amerikës u mungojnë qindra miliarda dollarë

Bankave të Amerikës u mungojnë qindra miliarda dollarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrimet më të lexuara

    Na ndiqni ne facebook

    Barrikada.net

    © 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

    Harta e website

    • Rreth nesh
    • Marketing
    • Karriera

    Na ndiqni

    Ska rezultate
    Shiko te gjitha rezultatet
    • Aktualitet
    • Lajmet Kryesore
    • Investigime
    • Politike
    • Rajoni
    • Analiza
    • Blog
    • Sport

    © 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In