• Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Na shkruani
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
barrikada
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Kryesore Analiza

Qeveri e korruptuar, media e dobët dhe drejtësi nën presion, vëren raporti i DASH

Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi “korrupsionin në të gjitha degët dhe nivelet” e qeverisjes ndërsa thekson median e financuar nga incineratorët si tregues i dobësisë së gazetarisë në vend.

nga Armand Kullau
22 Mars, 2023
në Analiza, Lajmet Kryesore
0
Qeveri e korruptuar, media e dobët dhe drejtësi nën presion, vëren raporti i DASH
0
SHPËRNDARJE
14
LEXIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në

Departamenti Amerikan i Shtetit vëren se presioni politik, frikësimet, korrupsioni dhe burimet e pakëta kanë bërë që sistemi i drejtësisë të mos funksionojë “tërësisht, në mënyrë të pavarur dhe me efikasitet”, ndërsa theksoi korrupsionin në qeverisjen e vendit dhe median e lirë por jo të pavarur si problemet kryesore në drejtim të respektimit të të drejtave themelore të njeriut në Shqipëri.

Departamenti i Shtetit publikoi të hënën raportin e vet vjetor mbi të drejtat e njeriut, të cilin e përgatit për të gjitha vendet e botës.

Korrupsioni i qeverisë raportohet si i gjithëpërhapur, lartë e poshtë në të gjithë qeverisjen e vendit.

“Korrupsioni ekzistoi në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisë, përfshirë prokurimet publike dhe partneritetet publike dhe private, megjithëse autoritetet bënë progres gjatë vitit në luftën kundër korrupsionit dhe dhënies fund të pandëshkueshmërisë,” vëren raporti.

Progresi, sipas DASH ka ardhur në formën e dënimit përfundimtar të Saimir Tahirit nga SPAK për abusim me detyrën dhe dërgimit për gjykim për korrupsion një prokuror; dënimi në shkallë të parë i Rovena Vodës, ish-zëvendësministre e brendshme, për 10 muaj burg për korrupsion dhe dënimit të ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe me dy vjet e katër muaj.

Sipas amerikanëve, skandali i incineratorëve ka vlerën 29 miliardë lekë ose 271.5 milionë dollarë. Hetimi i incineratorëve konsiderohet si e një rëndësie të veçantë dhe po kështu, domethënës për DASH është fakti që informacioni i rrjedhur publikisht zbuloi se si shumë gazetarë dhe media janë financuar pikërisht nga incineratorët.

“Rrjedhja e informacionit mbi pagat në dhjetor 2021 dhe janar sugjeroi se shumë gazetarë të njohur dhe media morën pagesa të drejtpërdrejta nga kompanitë e kontraktuara për ndërtimin e incineratorëve,” nënvijëzohet në raport duke e dhënë këtë si shembull të korrupsionit të një pjese të medias.

“Ka media të lirë, me lulëzimin e mediave, veçanërisht online, duke prezantuar një spektër të gjerë këndvështrimesh pa llogaridhënie e shpesh pa autorësi,” thuhet në raport. “Gjithsesi ka pak media të pavarur, për shkak se shumica e mediave janë nën pronësinë e biznesmenëve të njohur me interesa të shumëfishta, të cilët përdorin median për të përparuar interesat e tyre, përfshirë përmes përfitimeve të ndereve dhe promovimit të interesave të partive politike,” vijon më tej raporti.

Njësoj si vitin e kaluar, raporti përsërit se “ka raporte të besueshme se përfaqësues të lartë të mediave përdorin mediat për të shantazhuar bizneset duke i kërcënuar me raportime negative.”

Sipas raportit, rritja dramatike e mediave online ofron larmishmëri këndvështrimesh dhe po kështu potencial për korrupsion, përhapje të lajmeve të rreme në përfitim të interesave specifike financiare, politike dhe kriminale./ Birn

Etiketa: media e dobëtQeveri e korruptuarRaporti i DASHShqiperia
Armand Kullau

Armand Kullau

Armand Kullau ka punuar si gazetar në median e shkruar dhe online prej vitit 2021. Ka kryer studimet Bachelor për Marrëdhëniet me Publikun tek Universiteti Europian i Tiranës. Aktualisht punon tek "Fax Media News".

Postimi i radhës
FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë dollarë

FMN arrin marrëveshje me Ukrainën për programin prej 15.6 miliardë dollarë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrimet më të lexuara

  • Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Mungon ilaçi Bortezomib për pacientët me tumor, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUNT shfaqin probleme me tenderat

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni ne facebook

Barrikada.net

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Harta e website

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera

Na ndiqni

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In