• Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera
E mërkurë, 4 Qershor, 2025
  • Login
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Na shkruani
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
barrikada
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Kryesore Lajmet Kryesore

Kurti zbulon prapaskenat: Ishte një refuzim shumë i ashpër i ofertës

nga Armand Kullau
22 Mars, 2023
në Lajmet Kryesore, Rajoni
0
Kurti zbulon prapaskenat: Ishte një refuzim shumë i ashpër i ofertës
0
SHPËRNDARJE
35
LEXIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për ofertën që i ka bërë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për vetë-menaxhim të serbëve të Kosovës në takimin e Ohrit. Kreu i ekzekutivit tha se gjatë bisedimeve, i ka bërë ofertë palës serbe që nëse pranojnë tri shtylla bazike, Kurti është shprehur i gatshëm që të shkruaj draftin për vetë-menaxhimin.

“Për ketë formulimin e vetë-menaxhimit të komunitetit serb, dhe në anën tjetër këto marrëveshjet e trashëguara, e që kanë pësuar rrëzim nga institucionet tona e janë shkelur nga Serbia, unë kam bërë një ofertë konkrete, duke i thënë se nëse pala serbe është dakord që të pranoj tri shtylla bazike; Kushtetutën e Kosovës, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe një qëndrim të Brukselit dhe Uashingtonit se çka është dhe nuk është asociacioni, unë jam i gatshëm të shkruaj draftin”- tha Kurti.

Kurti u shpreh se nuk ka pasur dakordim që të përfillen shtyllat e përmendura teksa shtoi se kishte “refuzim shumë të ashpër të ofertës”.

“Nuk ka pasur dakordim që të përfillen këto shtylla, me këto tre shtylla i kam thënë ua sjellë statutin si draft nesër në mëngjes. Këtë ua kam thënë në takimin trelateral mirëpo është refuzuar dhe u tha që nuk paskemi çfarë të diskutojmë me tutje, po humbim kohë, pra ishte një refuzim shumë i ashpër i ofertës. Një ofertë shumë gjeneroze që nëse pranohej si premisë, unë do të merrja barrën që të nesërmen në mëngjes kemi mundur të vazhdojmë bisedimet. Njëherë pajtohesh në parim dhe më pas e sjell përmbajtjen nuk mund të sjellësh përmbajtje kur ti refuzon parimet” – theksoi kryeministri i Kosovës.

“Gjatë bisedimeve që i kemi pasur në Ohër, unë jam interesuar që qytetarët që më kanë kryeministër të jenë te kënaqur, nuk kam interesa për serbë të pakënaqur dhe nëse ata kanë nevoja. kërkesa për ti adresuar, lirisht të vinë”– ka thënë mes tjerash ai.
Kurti, dje në një postim në Twitter u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka refuzuar ofertën e tij për vetë-menaxhim të serbëve të Kosovës.
Kurti ka thënë se Vuçiçi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi edhe këtë propozim të ofruar nga Kurti.

“A është ai Dr. Jo apo Z. Jo?”– ka pyetur Kurti.

Më 18 mars nën ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim për zbatimin e planit të Bashkimit Europian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi i njohur si plani franko-gjerman. Ky plan nuk është nënshkruar si marrëveshje nga palët, për çka kryeministri Albin Kurti ka thënë se pala serbe nuk ka qenë e gatshme.
Një ditë më vonë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare./ Kallxo

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçasosacioniOhripala serberefuzim i ofertes
Armand Kullau

Armand Kullau

Armand Kullau ka punuar si gazetar në median e shkruar dhe online prej vitit 2021. Ka kryer studimet Bachelor për Marrëdhëniet me Publikun tek Universiteti Europian i Tiranës. Aktualisht punon tek "Fax Media News".

Postimi i radhës
Bordi i Transparencës “ngriva-shkriva” me naftën

Bordi i Transparencës “ngriva-shkriva” me naftën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrimet më të lexuara

    Na ndiqni ne facebook

    Barrikada.net

    © 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

    Harta e website

    • Rreth nesh
    • Marketing
    • Karriera

    Na ndiqni

    Ska rezultate
    Shiko te gjitha rezultatet
    • Aktualitet
    • Lajmet Kryesore
    • Investigime
    • Politike
    • Rajoni
    • Analiza
    • Blog
    • Sport

    © 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

    Welcome Back!

    Login to your account below

    Forgotten Password?

    Retrieve your password

    Please enter your username or email address to reset your password.

    Log In