• Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera
E martë, 3 Qershor, 2025
  • Login
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Na shkruani
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Barrikada.net
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
barrikada
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
Kryesore Lajmet Kryesore

BIRN: Ndotja e ajrit kërcënon shëndetin e banorëve të kryeqytetit

Trafiku i rënduar i automjeteve, sanksionet e ulta ndaj ndotësve dhe norma e lartë e ndërtimeve të reja fajësohen nga ekspertët e mjedisit dhe organizatat e shoqërisë civile për ndotjen e ajrit në kryeqytet

nga Barrikada
12 Gusht, 2023
në Lajmet Kryesore, Uncategorized
0
BIRN: Ndotja e ajrit kërcënon shëndetin e banorëve të kryeqytetit
0
SHPËRNDARJE
17
LEXIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterDërgoje në

Nga Armand Kullau

Ndotja e ajrit konsiderohet si kërcënimi më i mprehtë për kohën ndaj shëndetit publik në botë. Sipas programit të Mjedisit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB ndotja e ajrit shkakton 1,532 vdekje të parakohshme çdo vit në Shqipëri.

Monitorimet e kryera në qytetin e Tiranës nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM dhe disa organizata të shoqërisë civile nëpërmjet projektit ‘Green-AL, tregojnë se parametrat për një numër ndotësish janë më të larta se normat e lejuara nga Bashkimi Europian.

Sipas ekspertit të mjedisit, Ahmet Ahmeti ndotja e ajrit në Tiranë vjen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe veprimeve të plogështa të institucioneve kundër subjekteve ndotëse.

“Shkaqet madhore për nivelet e larta të ndotjes janë korrupsioni i institucioneve ligjzbatuese, sanksionet e ulta ndaj ndotësve, mungesa në kuadrin ligjor e nënligjor dhe institucionet me personel të pakët, të pamotivuar dhe pa mjete dhe infrastrukturë të përshtatshme për punë cilësore”, tha eksperti Ahmeti për BIRN.

Të dhënat e bashkisë së Tiranës tregojnë se ajo vendos mesatarisht 45 masa administrative për ndotje të hapësirave publike çdo tremujor.

E pyetur nga BIRN mbi raportet e monitorimit, Bashkia e Tiranës nuk dha asnjë koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Sipas OKB-së ndotja e ajrit fajësohet për 7 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se ekspozimi mesatar i një personi në Shqipëri ndaj grimcave të imta është 3.8 herë më i lartë se norma e rekomanduar.

Ndotja e grimcave të imta është një faktor i rëndësishëm në vdekjet e shkaktuara nga diabeti i tipit 2, sëmundjet pulmonare, kanceri i trakesë, bronkeve dhe mushkërive, goditjet në tru, sëmundjet ishemike të zemrës, infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe çrregullimet neonatale.

Për të ulur ndotjen e ajrit, në fillim të vitit 2022 Bashkia e Tiranës mori masa për të ndaluar qarkullimin gjatë ditës të mjeteve të tonazhit të rëndë në Tiranë, deri në orën 20.00 të mbrëmjes, masë e cila solli reduktimin e trafikut. Vendimi i bashkisë u kundërshtua nga Shoqata e Ndërtuesve.

Në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, AKM zotëron dy stacione monitorimi, një stacion statik të vendosur në Institutin e Higjenës në Rrugën e Elbasanit dhe një stacion lëvizës të vendosur në Sauk.

Gjatë vitit 2021 dhe 2022, këto stacione nuk kanë kryer matje për shkak të problemeve me mirëmbajtjen, e cila nuk është realizuar e plotë për gjatë gjithë vitit dhe kjo ka sjellë probleme në modulet e pajisjeve të ajrit urban.

Ndërkohë për periudhën Janar- Maj 2023, AKM-ja shprehet se janë tejkaluar normat për ndotjen e ajrit për dy tregues.

“Nga rezultatet e mësipërme  të monitorimit të kryera nga AKM rezulton që në qytetin e Tiranës kemi tejkalim të standarteve për PM10 dhe NO2, të dy tregues që vijnë nga djegia e lëndëve fosile (qymyri,nafta ,benzina etj në temperatura të larta) dhe trafiku,” tha AKM në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.

Ndotja e ajrit në qytetin e Tiranës është monitoruar gjatë vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022 edhe nga një grup organizatash të shoqërisë civile si pjesë e projektit “Green-AL” nëpërmjet 400 pikave të monitorimit.

“Për parametrat CO2, NO2, PM10 dhe PM2.5 është vërejtur se vlerat e dala nga matjet e kryera janë më të larta se normat e vendosura nga Bashkimi Europian,” thuhet në një raport të botuar prej tyre në qershor 2023, të titulluar “Raporti mbi cilësinë e ajrit urban.”

“Lënda e grimcuar PM10 si edhe ajo pezull depozitohen në rrugët e frymëmarrjes dhe dëmtojnë mushkëritë deri në shkaktimin e kancerit”, shprehet eksperti i mjedisit Ahmet Ahmeti.

Ai pohon se substancat NO2 dhe SO2 përveç rrezikut mbi shëndetin e njerëzve sjellin dëme mbi ndërtesat dhe monumentet e kulturës duke ulur gradualisht cilësinë dhe fortësinë e tyre.

Raporti thekson se qyteti i Tiranës është një vend tepër i ndotur, mbi normat e lejuara. Kjo ndotje sjell në probleme shëndetësore të banorëve dhe ul ndjeshëm mirëqenien e tyre, duke i privuar qytetarët nga e drejta e tyre për të jetuar në një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm.

Për të ulur ndotjen e ajrit, eksperti i mjedisit Ahmeti sugjeron reduktimin e lëvizjeve të panevojshme të tepruara me makina/lëvizjet parazitare, ndalimin e personave që djegin mbetjet urbane ose bujqësore dhe strukturave shtetërore që lejojnë importimin e teknologjive të vjetëruara.

Eksperti i mjedisit tha se komuniteti duhet t’u kërkojë firmave të ndërtimit, largimin e mbetjeve, si dhe rregullimin dhe pastrimin e hapësirave ku kryhen këto ndërtime.

“Individi dhe komuniteti duhet të njohë efektet e dëmshme të ndotjes në shëndet, të reagojë në përmirësimin e gjendjes, si dhe të kërkojë të rriten sipërfaqet e gjelbëra të qytetit”, përfundoi Ahmeti./ Ky shkrim është marrë nga Birn

Etiketa: agjencia kombetare e mjedisitAhmet Ahmetiajri i ndoturArmand Kullaubashkia tiraneBirnCO-Planekspert i mjedisitkombet e bashkuaranormat e larta
Barrikada

Barrikada

Postimi i radhës
“Mali i Tiranës” dhe “Mali i Inceneratorëve”

“Mali i Tiranës” dhe “Mali i Inceneratorëve”

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Shkrimet më të lexuara

  • Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    Koncesion apo projekt? Spitalla përplas Voltalian me Ministrinë e Infrastrukturës

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0
  • Mungon ilaçi Bortezomib për pacientët me tumor, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUNT shfaqin probleme me tenderat

    0 shpërndarje
    Shpërndaje 0 Tweet 0

Na ndiqni ne facebook

Barrikada.net

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Harta e website

  • Rreth nesh
  • Marketing
  • Karriera

Na ndiqni

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Aktualitet
  • Lajmet Kryesore
  • Investigime
  • Politike
  • Rajoni
  • Analiza
  • Blog
  • Sport

© 2023 Barrikada Studentë & Punëtorë, Të ardhmen kanë në dorë

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In